Asociacioni Shëndetësor Profesional -Seksioni i dhimbjes - Degë e IASP-së
... lexo më shumë
Në përpunim të programit për mbajtjen e workshopeve - puntorive për vitin 2012
... lexo më shumë
Me datat 9, 10 dhe 11 shtator i përfundoj me sukses punimet konferenca e tretë ndërkombëtare mbi dhimbjen për mjek si dhe konferenca e dytë për menaxhimin e dhimbjes në infermieri.
... lexo më shumë
Të nderuar ligjërues, kolegë pjesëmarrës,
Është bërë traditë që për çdo vit të mblidhemi për të diskutuar e dëgjuar rreth problemeve të ndryshme që kanë të bëjnë me dhimbjen, kështu pra me datat 9, 10 dhe 11 shtator i përfundoj me sukses punimet konferenca e tretë ndërkombëtare mbi dhimbjen për mjek si dhe konferenca e dytë për menaxhimin e dhimbjes në infermieri.
Në konferencë morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës. Në emër të këshillit organizativ Ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj aktive në Konferencë. Diskutimet, pyetjet, debatet tuaja në seancat e konferencës ngritën shumë pyetje rreth dhimbjes si problem shëndetësor e shoqëror. Kjo do të jetë një nxitje për angazhimet tona në të ardhmen në përmbushjen e përgjegjësive të marra nga konferenca. Për angazhimet e ardhshme të shoqates do të njoftoheni me kohë përmes web faqes.
Në emër të këshillit organizativ
Kryetari:
Dr.Adem J. Bytyqi
Anesteziolog & Intensivist