Uncategorized

Akreditimi
Të nderuar kolegë,
Simposiumi Ndërkombëtar në Kirurgjinë E Fëmijëve “KIRURGJIA MINIMALE INVAZIVE TE FËMIJËT” i cili do të mbahet më 25.05.2019 në Hotel SHARRI Prevallë, Prizren është akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës me 10 pikë kredituese për pjesëmarrësit aktiv dhe me 8 pikë akredituese për pjesëmarrësit pasiv.
Meqenëse numri i pjesëmarrësve është i kufizuar ftojmë të gjithë profesionistët shëndetësorë në veçanti nga lëmia e Kirurgjisë pediatrike dhe të përgjithshme, urologjisë pediatrike, endoskopisë, anestezionit, pediatrisë, neonatologjisë që të regjistrohen KËTU.
Përmes emailit do të pranoni konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj.
Faleminderit për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Sekretaria,
Backy Design
0