
EFIC – Shkollat per dhimbjen
Informojmë të gjithë mjekët në specializim ose mjekët e praksës së përgjithshme të cilët kanë në interes dhimbjen dhe menaxhimin e saj se Federata Europiane e dhimbjes (EFIC) në muajin shtator dhe tetor organizon shkollat e dhimbjes (EFIC Pain School).
Në Klagenfurt – Austri nga 2 – 7 Shtator 2018
Në Bergamo – Itali nga data 8 – 11 Tetor 2018
Në Liverpool – Angli nga data 16 – 19 Tetor 2018
Shpenzimet e participimit dhe akomodimin i bartë EFIC-u. Kandidati i cili e fiton të drejtën për shkollimin duhet vetëm ti paguajë shpenzimet e udhëtimit.
Kushtet që duhet plotësuar:
- Të jetë nën moshën 45 vjeçare.
- Ta plotësojnë formularin e mëposhtëm.
- Ta dergoni një leter referencë nga Udhëheqësi, drejtori ku punoni.
- CV të shkurtër të gjitha në gjuhën angleze.
- Të njohë shumë mirë gjuhën angleze.
Të interesuarit për më shumë informata duhet të lajmërohen në emailin info@pha-ks.com
Afati i fundit për aplikim është 01.03.2018
Për detaje shtesë mund të klikoni në këtë link EFIC Pain School