
Konferenca e 7-të Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes
Asociacioni Shëndetësor Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Komunën e Prizrenit, Federatën Europiane të Dhimbjes (European Pain Federation-EFIC®), Shoqaten ndërkombëtare për studimin e dhimbjes (IASP) dhe me partnerët tjerë organizon:
“Konferencën e 7të Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes”
e cila do të mbahet me 13-14 Tetor 2017 në Kompleksin Turstik “Sharri”, në Prevallë të Prizrenit.
Konferenca do të përmbajë tema të ndryshme për menaxhimin e dhimbjes ndërkaq tema bosht e saj do të jetë “Dhimbja Postoperatore”. Përmes kësaj, PHA i bashkangjitet fushatës së IASP-së dhe EFIC-ut “Viti Global Kundër Dhimbjes Posoperatore”.
Konsiderojmë se laryshia e temave të konferencës do të jetë një ndihmesë e veçantë për profesionistët shëndetësorë pjesëmarrës të saj. Në konferencë ftohen të marrin pjesë të gjithë profesionistët shëndetësorë.
Shpresojmë që koha e konferencës do të jetë e përshtatshme dhe do të shërbej për nxitjet e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësor në vend, rajon dhe botë.
Ju dëshirojmë qaste të mira në konferencë dhe qëndrim të këndshëm në qytetin e lashtë të Prizrenit.
Në emër të Këshillit organizativ të Konferencës
Presidenti i Konferencës
Dr. Adem J. Bytyqi