Dhimbja Kronike

Dhimbja Kronike

Sipas statistikave 75% e popullsisë gjatë jetës së tyre do të ankohen për dhimbje në bel (Kyqe), rreth 30% do të vuajnë nga dhimbja e kokës dhe 10% do të vuajnë nga dhimbja persistente të tipave të ndryshëm.

Të gjithë këta të sëmurë e kanë shumë të vështirë të gjejnë një mjek I cili të ketë një edukim dhe trajnim të përshtatshëm për këto probleme.

Shumica e mjekëve dhe punonjësve të ndryshëm shëndetësor nuk kanë asnjë njohuri dhe as trajnime në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të dhimbjes kronike.

 Shkollat tona mjekësore ende nuk kanë në program orë mësimore për edukimin e mjekëve dhe infermierëve të arshëm rreth dhimbjes kronike.

Federata Europiane e Seksioneve të Dhimbjes IASP (International Association for the Study of pain) ka ndërrmarë një iniciativë për futjen e trajtimit të dhimbjes në agjendën e Parlamentit europian.

Në tetor të vitit 2001 kjo Shoqatë organizon në Parlamentin Europian në Bruksel javën Europiane kundër dhimbjes me moton (Sllogani) “Mos Vuaj në Heshtje”si dhe aprovimin e deklaratës për dhimbjen si sëmundje në vete,e cila është aprovuar nga shumë autoritete të mjekësisë Europiane si dhe shumica ministrive të shëndetësisë të kontinentit tone:

Kjo iniciativë ka si objektiv:

  1. Mbështetjen për krijimin e trajtimitbtë dhimbjes si një nga Specialitetet në të gjitha vendet Europiane ku përfshihen trajnimi dhe Certifikimi i mjekëve në këtë specialitet.
  2. Futjen e protokolleve për trajtimin e dhimbjes kronike në praktikën e përditshme klinike si mjet ky për të qartësuar mjekët se ku dhe kur duhet ta drejtojnë një të sëmurë me dhembje kronike,
  3. Të paraqesë programet për edukim dhe trajnim të mjekëve dhe punonjësve tjerë për vlerësimin e të sëmurëve me dhimbje kronike.
  4. Të nxisë vemendjen dhe predispozicionin e organizmave qeveritar dhe joqeveritar,të ndihmoj në shumë kërkime shkencore dhe analizat epidemiologjike mbi natyrën dhe përhapjen e dhimbjes kronike.

 

Megjithëse pak njerëz vdesin prej dhimbjes,shumë vdesin me dhimbje dhe akoma më tepër jetojnë me dhimbje.

  

    DHIMBJA KUSHTON

  • Kosto shërbimi shëndetësor dhe medikamentesh
  • Mungesa në punë dhe humbje të vendit të punë
  • Ulje e të ardhurave
  • Mosproduktivitet në ekonomi dhe në shtëpi
  • Barrë financiare në familje miq dhe tek punëdhënësi
  • Kompesnime të ndryshme për sëmundjen.

 

TË JETOSH PA DHIMBJE ËSHTË E DREJTË HUMANE