Under Construction in English
——————————————-
Asociacioni Shëndetësor Profesional është një prej asociacioneve më të mëdha profesionale, multidisiplinare për trajtimin e dhimbjes në Kosovë.
Në gjirin e kësaj shoqate përfshihen mjekët e specialiteteve të ndryshme të cilët në mënyrë aktive janë të kyqur në diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes.Për çdo vit gradualisht kemi rritje të numrit të anëtarëve të shoqatës së dhimbjes.
Asociacioni Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen është regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Republikës së Kosovës me 20.Janar 2009.
Asociacioni Shëndetësor Profesional është shoqatë multidisiplinare ku përfshihen mjekë specialistë të specialiteteve të ndryshme si: Anesteziolog, Neurolog, Onkolog, Fiziatër, Mjekë familjar, Ortoped, Kirurg,Internist si dhe infermierët që merren me diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes.