About us

In English as soon as possible

——————————–

Çka është Asociacioni Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen?

Asociacioni Shëndetësor Profesional është një prej asociacioneve më të mëdha profesionale, multidisiplinare për trajtimin e dhimbjes në Kosovë.

Në gjirin e kësaj shoqate përfshihen mjekët e specialiteteve të ndryshme të cilët në mënyrë aktive janë të kyqur në diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes.Për çdo vit gradualisht kemi rritje të numrit të anëtarëve të shoqatës së dhimbjes.

Asociacioni Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen është regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Republikës së Kosovës me 20.Janar 2009.

Asociacioni Shëndetësor Profesional është shoqatë multidisiplinare ku përfshihen mjekë specialistë të specialiteteve të ndryshme si: Anesteziolog, Neurolog, Onkolog, Fiziatër, Mjekë familjar, Ortoped, Kirurg,Internist si dhe infermierët që merren me diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes.

Udhëheqësit:

  • Adem Bytyqi MD, Kryetar
  • Fadil Kryeziu, MD, Nën-Kryetar
  • Agron Bytyqi, MSc., Sekretar
  • Bashkim Sylaj, MSc., Arkatar

Komiteti ekzekutiv

  • Orhan Kubati, MD, PhD
  • Nexhmi Hyseni, MD, PhD
  • Alban Neziri, MD, DSci, PhD
  • Nehat Baftiu, MD, DSci
  • Antigona Hasani, MD, DSci
  • Mehdi Shehu, MD
  • Feim Mazreku MD. DSci.
  • Sejran Abdushi MD, MSci
  • Armend Spahiu MD.
  • Sejran Skeraj MD.
  • Suzana Ismeti MD.
  • Genc Muja MD.
  • Muhamedali Gashi MD.
  • Muhamedali Kodra Dr. Mr. Sci.
  • Sylejman Nishori MD.
  • Ramiz Bytyqi BN.

HistorikuMisioni dhe VisioniQëllimi
Me daten 25 Dhjetor 2008 ne Prizren me inciativen e mjekeve profesionist: Dr.Fadil Kryeziu Dr.Adem Bytyqi Dr.Mehdi Shehu Musa Vezgishi Themelohet shoqata e mjekeve Kosovar me emrin: Asociacioni Shendetesor Profesional/ Professional Health Association. Shkurtesa :PHA.ASHP me seli ne Prizren. Shoqata regjistrohet me 28 Janar 2009. Nr. i regjistrimit: 5112172-4 International Association for the Study of Pain(IASP)-Shoqata Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes Është një prej shoqatave më të mëdha multidisplinare ndërkombëtare në lëmin e dhimbjes.IASP është themeluar në vitin 1973 si shoqatë jofitimprurëse e cila i kushtohet hulumtimit të dhimbjes si përmirësimit të shërbimit të pacientëve me dhimbje.Anëtarësimi në IASP është gjithnjë i hapur për mjekët,stomatologët,psikologët,infermierët,fizioterapeutët si dhe punëtorët tjerë shëndetësor që interes të posaçëm e kanë diagnostikimin,hulumtimin si dhe trajtimin e dhimbjes.IASP për momentin i ka diku rreth 6.500 anëtar nga mbi 100 shtete. Asociacioni Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen e Kosovës është anëtare e barabartë e IASP. Anëtarësimi i Asociacionit Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen e Kosovës nuk do të thotë se në mënyrë automatike jeni edhe anëtarë të IASP-së.Nëse jeni ët interesuar për anëtarësim në IASP, fletë aplikimin për anëtarësim mund ta gjeni në web faqen e IASP: www.iaps-pain.org.
MISIONI: Lehtësimi i procesit të transformimit të Shëndetësisë Kosovare në një shëndetësi moderne. VIZIONI: Shëndetësia Kosovare ofron standarde bashkëkohore për qytetarët e saj..
Asociacioni Shendetesor Profesional ne programin e shoqates jane te planifikuara zhvillimi i shume aktiviteteve si: Oranizimi i kurseve te ndryshme te strukturuara Vetedijesimi dhe Edukimi.i pacienteve,stafit mjeksor Krijimi i standardeve dhe protokoleve ne shendetesi Trajtimi dhe menaxhimi i Dhimbjes Reanimimi ndihma e pare-organizimi i kurseve ne ente shendetesore,shkolla etj. HIV/AIDS Semundje ngjitese Organizimi i aktviteteve: Punetorive, Simpoziumeve me karakter shendetesor. Hartimi i politikave publike te cilat kane te bejne me shendetesine. Botmi i fletushkave,broshurave informative per arsimimin dhe edukimin shendetesor te popullates. Edukimi i vazhdueshem professional i mjekeve dhe infermiereve me te arriturat me te reja ne mjekesi. Botimi i revistes profesionale shkencore per punimet e mjekeve qe i prezentojne jashte Kosoves. Bashkepunimi me asociacionet e ngjashme ne bote. Puna ekipore menyra e vetme e te punuarit.