Historiku
Me daten 25 Dhjetor 2008 ne Prizren me inciativen e mjekeve profesionist:
- Dr.Fadil Kryeziu
- Dr.Adem Bytyqi
- Dr.Mehdi Shehu
- Musa Vezgishi
Themelohet shoqata e mjekeve Kosovar me emrin: Asociacioni Shendetesor Profesional/ Professional Health Association.
Shkurtesa :PHA.ASHP me seli ne Prizren.
Shoqata regjistrohet me 28 Janar 2009.
Nr. i regjistrimit: 5112172-4
International Association for the Study of Pain(IASP)-Shoqata Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes
Është një prej shoqatave më të mëdha multidisplinare ndërkombëtare në lëmin e dhimbjes.IASP është themeluar në vitin 1973 si shoqatë jofitimprurëse e cila i kushtohet hulumtimit të dhimbjes si përmirësimit të shërbimit të pacientëve me dhimbje.Anëtarësimi në IASP është gjithnjë i hapur për mjekët,stomatologët,psikologët,infermierët,fizioterapeutët si dhe punëtorët tjerë shëndetësor që interes të posaçëm e kanë diagnostikimin,hulumtimin si dhe trajtimin e dhimbjes.IASP për momentin i ka diku rreth 6.500 anëtar nga mbi 100 shtete.
Asociacioni Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen e Kosovës është anëtare e barabartë e IASP.
Anëtarësimi i Asociacionit Shëndetësor Profesional mbi dhimbjen e Kosovës nuk do të thotë se në mënyrë automatike jeni edhe anëtarë të IASP-së.Nëse jeni ët interesuar për anëtarësim në IASP, fletë aplikimin për anëtarësim mund ta gjeni në web faqen e IASP: www.iaps-pain.org.