Asociacioni Shëndetësor Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Kuvendin Komunal të Prizrenit mbështetur nga IASP dhe EFIC si dhe përkrahur nga spitali LIV Hospital, Kompania ROCHE, spitali ACIBADEM, Universitetin MEDIPOL dhe Spitali MEDICA ISTANBUL organizon:
Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes
13 – 14 Tetor 2017, Prevall, Prizren
Në këtë Konferencë pritet të marrin pjesë një numër i madh i ligjeruesve të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, SHBA, Gjermania, Zvicerra Danimarka etj.
Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë profesionistët shëndetësor
Qëllimi i Konferencës është diskutimi për menaxhimin e dhimbjes
Regjistrimi
Pjesëmarrja pasive: ju jep të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha sesionet, ligjeratat dhe puntoritë. Për pjesëmarrje passive duhet që të regjistroheni online në këtë link: REGJISTRIMI ONLINE
Pjesëmarrja aktive: Pjesëmarrësit aktivë do të gëzojnë të gjitha privilegjet e pjesëmarrësve pasiv, ku pos kësaj ata do të prezantojnë punën e tyre shkencore dhe të konkurrojnë për çmime me pjesëmarrësit e tjerë. Edhe pjesëmarrësit aktiv duhet të bëjnë regjistrimin online me përzgjedhjen AKTIV dhe pastaj tek linku APLIKIMI PËR PUNIMIE të ngarkojnë punimet e tyre, mirëpo para se të ngarkoni abstraktin, ju lutem sigurohuni që të plotësoni kriteret për pranim të abstrakteve.
Gjuha: Gjuha zyrtare e Konferencës është: Shqip dhe Anglisht – me përkthim simultant në të dy gjuhët