Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Por çfarë i shkakton? Si trajtohen më mirë? Tensioni Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë. Këto lloj dhimbje koke, që vinë nga tensioni, sipas të dhënave e kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj. Simptomat Ata që vuajnë ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.

Mjekimet: Qëndrimi i mirë dhe shmangia e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë. Mos e mbështesni mjekrën në gjoks kur lexoni dhe mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit. Antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojë parandalimin. Trajtime përfshijnë akupunkturën, “Botox”, hipnozën, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën. Dhimbja e kokës nga migrena Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje. Simptomat Dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon 10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të nxitur më shumë stres. Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa arterie, dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton migrenën.

Një sërë ilaçesh përdoren për të trajtuar këto simptoma dhe për të parandaluar sulmet. Aspirina mund t’i qetësojë simptomat. Triptanët funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; bllokuesit beta mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut; bllokuesit e kanaleve të kalciumit e lufton pezmatimin; antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret, por me rezultate të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre. Dhimbja e kokës nga sinusi.

Sinusi mund të infektohet kur bllokohet nga mukoza, e cila rezulton në dhembje në kokë dhe fytyrë. Rreth katër në 10 njerëz vuajnë në një pikë në jetën e tyre, dhe kushdo që është ftohur apo e ka zënë gripi apo vuan nga alergjitë është në rrezik. Simptomat Dhimbja apo presioni rreth syve, faqeve dhe ballit si dhe ndjeshmëri e lëkurës dhe kockave të fytyrës. Një sondazh tregoi se 93 për qind e atyre që vuajnë nga sinusi kanë dhimbje rreth syve dhe ballit.

Alergjitë dhe të ftohurat që çojnë në pezmatimet e hundës dhe membranave të inozitit janë fajtorët kryesorë. Sinusi mbushet plot dhe infektohet nga bakteret dhe viruset që infektojnë veshjen e brendshme. Trajtimet Aspirina dhe ibuprofen për të lehtësuar përkohësisht dhimbjet, ose një dekongestant kur zgavrat e hundës janë të bllokuara. Edhe antibiotikë mund të rekomandohen kur shkak janë alergjitë. Disa studime tregojnë se mbajtja e lagështirës së dhomës mund t’i parandalojnë këto dhimbje koke.