Workshop 2009

Asociacioni Shendetesor Profesional (PHA-ASHP) ne bashkepunim me Shoqaten Shqipetare te Dhimbjes (APA) e perkrahur nga IASP dhe e mbeshtetur nga Spitali Regjional “Prim.Dr.Daut Mustafa” ne Prizren me daten: 28.08.2009 organizoi Workshopin mbi trajtimin e dhimbjes kronike.

Tema e Workshopit: Trajtimi i Dhimbjes Kronike me metoda mikroinvazive Ne workshop morren pjese 50 pjesemarres te Specialiteve te ndryshme: Anesteziolog, Neurokirurg, Ortoped, Neurolog, Kirurge, Fizioterapeut dhe infermier. Pjesemarresit ishin nga regjioni i Prizrenit, Gjakoves, Prishtines. Ligjerata zgjoi interesim te madh sepse ishte e para e ketij lloji ne Kosove. Pas ligjerimit u zhvillua nje debat i gjere per trajtimin e dhimbjes kronike. Pas ligjerimit ne grupe te vogla nga 5 – 6 persona ne kabinetin e radiologjise/CT u demostrua ne menyre praktike aplikimi i metodave invazive ne trajtmin e dhimbjes kronike te pacientet te cilet ishin pergatitur paraprakisht per demostrim.

Konkluzion: Ne shume vende te botes “dhimbja” eshte definuar si semundje, ndersa te ne ne Kosove trajtohet si simptom. Nuk kemi te dhena te plota sa paciente vuajne nga semundjet e belit, cafes, kokedhimjeve. Ne shkollat tona te mjekesise nuk kemi lende te vecante ku dhimbja mesohet si problem i madh social dhe shendetesor. Ne fund u vendos qe ne bashkepunim me Shoqaten Shqipetare te Dhimbjes si dhe me perkrahjen e IASP-se te vazhdohet me edukimin e vazhdueshem profesional te mjekeve si dhe te infermiereve per menagjimin e dhimbjes. Ky aktivitet i ka paraprire KONFERENCES SE PARE NDERKOMBETARE MBI DHIMBJEN e cila do te mbahet me 09-10 Tetor 2009 ne Prizren (www.pha-ks.com), ku ne fund te Konferences do te mbahet tryeza e rrumbullaket dhe me ndihmen e eksperteve te njohur nderkombetar do te vazhdohet ne zhvillimin e menagjimit te dhimbjes ne Kosove. Shendetesia Kosovare pas luftes eshte ne tranzicion dhe i nevojitet ndihme e madhe per edukimin e vazhdueshem te mjekeve dhe infermiereve per aplikimin e metodave bashkekohore ne mjekesi.

Dr.Adem J. Bytyqi
Anesteziolog&Intensivist
Kryetar i Asociacionit Shendetesor Profesional