Workshop 2010

PUNETORI MBI MENAXHIMIN E DHIMBJES – 25.06.2010

Asociacioni Shendetesor Profesional (PHA-ASHP) nga Prizreni-Kosove ne bashkepunim me Shoqaten Shqipetare te Dhimbjes (APA) me seli ne Tirane-Shqiperi e perkrahur nga Shoqata Boterore per menaxhimin e dhimbjes (IASP) dhe e mbeshtetur nga Spitali Regjional “Prim.Dr.Daut Mustafa” ne Prizren me daten 25.06.2010 organizoi punetorine me temen:

Mekanizmat qe fshihen pas Dhimbjes Neuropatike dhe Dhimbjes Fantome
Ligjerues: Dr.Apostol Vaso – Anesteziolog & Algolog -Tirane

Tema e punetorise: Mekanizmat qe fshihen pas Dhimbjes Neuropatike dhe Dhimbjes Fantome. Ne punetori morren pjese 52 pjesemarres te specialiteteve te ndryshme si: Anesteziolog, Kirurg, Ortoped, Neurolog, Psikater, Fizioterapeut dhe Infermier. Pjesemarresit kryesisht ishin nga regjioni i Prizrenit, Therandes, Dragashit, Rahovecit etj. Ligjerata zgjoi interesim te larte per shkak se mjeket e regjionit te Prizrenit ballafaqohen me shume paciente qe kane pasur amputacione te gjymtyreve ne kohen e luftes ne Kosove. Per shkak te kesaj incidence te shpesht dhe nga mungesa e njohurive te shumta ne kete fushe, ne fund te ligjerates u zhvillua nje debat shume i gjere, i cili ishte ne perfitim te te gjithe profesionisteve.

Konkluzion: Menaxhimi i dhimbjes se fantomit ka nje rendesi shume te madhe per mjeket ne punen e perditshme. Trajtimi i dhimbjes duhet te jete multidisciplinar. Pacientet pervec terapise medikamnetoze duhet te trajtohen edhe ne menyre intervente me radiofrekuence, me ane te gjylperave spinale etj. Ky aktivitet i ka paraprire Konferences se dyte per menaxhimin e dhimbjes si dhe Konferences se pare Infermierore per menaxhimin e dhimbjes e cila do te mbahet me 23-25 Shtator 2010 ne Prizren.

Kryetari i Asociacionit Shendetesor Profesional
Dr. Adem J. Bytyqi
Anesteziolog & Intensivist