Portat e dhimbjes

Portat e dhimbjes

Teoria e Portave të kontrollit të dhimbjes përpiqet të shpjegojë çfarë ndodh.Teoria përdor idenë e portës e cila mund të hapet për të lejuar kalimin e mesazhit të dhimbjes ose të mbyllet për të ndaluar kalimin e këtij mesazhi në tru.Gjithashtu porta hapet dhe mbyllet në përgjigje të mesazheve të dërguara prej trurit në periferi.

 

Aktiviteti që mund të hapin Portën e dhimbjes dhe rrisin dhimbjen

  • Aktiviteti i shtuar
  • Pozicionet e papërshtatshme
  • Dieta e varfër
  • Tensionimet
  • Ankthi
  • Frika
  • Depresioni
  • Stresi
  • Pevendosmeria
  • Lodhja
  • Perqendrimi mbi dhimbjen
  • Doza te perseritura te stimuluesve sic jane: Caji, kafja, alkooli.

 

Aktivitetet që mund të mbyllin Portën e dhimbjes dhe e redukojnë dhimbjen

  • Ritmizimi i aktiviteteve tuaja
  • Pozicionet e pershtatshme
  • Largimi i vemendjes nga zona e demtuar
  • Largimi i vemendjes nga dhimbja
  • Aparatet TENS
  • Mendimi pozitiv
  • E qeshura
  • Te jesh i kenaqur
  • Te jesh entuziast
  • Hypnoza
  • Ushtrimet e ndryshme
  • Relaksimi
  • Enderrimet
  • Meditimet
  • Ushqimet e pershtatshme kane rendesi potenciale te reduktojne dhimbjen.

     Llojet e Aksoneve

 Perbejne nervat periferik  dhe ndahen sipas :Diametrit,shpejtesise se percjelljes se impulsit dhe fuknsionit.Mund te jene Motorrik dhe Senzitiv.

  • Fijet A– ndahen ne Alfa, Beta, Gama (motorrik) dhe Delta (Senzitiv), jane me te trasha dhe e kane shpejtesine me te madhe te percjelljes.
  • Fijet B –me shpejtesi me te vogel.Fije nervore motorrike preganglionare te sistemit nervor autonom.
  • Fijet C– Pa mieline me te ngadalshme.

 

Aksonet periferike jane pershtatur per perceptimin e ngacmimeve te ndryshme varesisht nga lloji I receptoreve ne fund te aksonit keta receptor jane:

  • Hemoreceptor – ngacmim kimik.
  • Mekanoreceptor – prekje, shtypje dhe vibrim.
  • Receptoret per dhimbje (nociceptoret) reagojne ne demtimin actual ose potencial.
  • Propioreceptoret – muskuj, nyje
  • Termoreceptoret – ne temperature.