Konferenca e 8-të

Konferenca e 8-të

Konferenca e 8-të

 

Të dashur kolegë,

Asociacioni Shëndetësor Profesional (PHA) në bashkëpunim me Odat e Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës, institucionet/organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare organizon:

“Konferencën e 8të Ndërkombëtare për trajtimin e dhimbjes”

e cila do të mbahet me 27 Maj 2023 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Temë boshte e Konferencës do të jetë rritja e ndërgjegjësimit për “kujdesin e integruar të dhimbjes” për mes së cilës mbështesim fushatën e këtij viti të EFIC dhe IASP. Gjithashtu në konferencë do të diskutohen edhe tema tjera që lidhen me menaxhimin e dhimbjes. Konferenca synon rritjen e ndërgjegjësimit brenda komunitetit të dhimbjes e më gjerë dhe se si mund të përfitojnë ata që jetojnë me dhimbje.

Konsiderojmë se laryshia e temave të konferencës do të jetë një ndihmesë e veçantë për profesionistët shëndetësorë pjesëmarrës të saj. Në konferencë ftohen të marrin pjesë të gjithë profesionistët shëndetësorë që kanë në interes menaxhimin e dhimbjes si pjesëmarrës aktiv dhe pasiv.

Shpresojmë që koha e konferencës do të jetë e përshtatshme dhe do të shërbej për nxitjet e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësor në vend, rajon dhe botë.

Ju dëshirojmë qaste të mira në konferencë dhe qëndrim të këndshëm në qytetin e lashtë të Prizrenit.

Në emër të Këshillit organizativ të Konferencës

Dr. Adem J. Bytyqi
Presidenti i Konferencës

—————————————————————————————————————-

Dear colleagues,

The Professional Health Association (PHA) in cooperation with Kosovo Health Professionals Chambers, other local and international institutions / organizations organize:

“8th International Conference on Pain Treatment”

which will be held on 27 May 2023 at University “Ukshin Hoti” in Prizren.

Main topic of the Conference will be raising awareness about “integrative pain care” among which we join the EFIC and IASP campaign of this year. Other topics related to pain management will also be discussed at the conference.

We believe that the variety of conference topics will be the particular assistance to the participating health professionals. All health professionals interested in pain management are invited to attend the conference.

We hope that the time of the conference will be useful jet and will serve to promote cooperation between health professionals in the country, the region and the world.

We wish you good moments in the conference and a pleasant stay in the ancient city of Prizren.

On behalf of Organizational Council of Conference

Dr. Adem J. Bytyqi
The President of Conference