Informate

Informate

Informate

Ne vazhden e aktiviteteve shëndetësore profesionale, Asociacioni Shëndetësor Profesional (ASHP-PHA) është krenar të njoftojë pjesëmarrjen e saj në Kongresin Botëror të Dhimbjes të organizuar nga IASP! 🎉 Kongresi do të mbahet në Amsterdam, Holandë, nga 05-09 Gusht 2024.

👨‍⚕️👩‍⚕️ ASHP-PHA do të përfaqësohet në mënyrë aktive me 3 abstrakte nga:

Prof. Dr. Fadil Kryeziu (Knowledge and attitude on third year nursing students regarding pain management at UBT College)

Dr. Adem Bytyqi (Opiophobia among health professionals in Kosovo)

MSc. Agron Bytyqi (Patient satisfaction related to pain management)

Kjo ngjarje është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u njohur me zhvillimet më të fundit në fushën e shkencës së dhimbjes dhe për të ndarë përvojat dhe idetë me profesionistë të tjerë nga e gjithë bota. 🌍💡

Më shumë informacione rreth kësaj ngjarjeje dhe prezantimeve të planifikuara mund të ndiqni në këtë link https://www.iasp-pain.org/iasp-2024-world-congress-on-pain/

Mbani mend datën dhe bashkohuni me ne në këtë ngjarje të rëndësishme në botë! #IASP2024 #KongresiBotëror #ProfesionalizmiShëndetësor #Holandë #Dhimbja #ASHP-PHA