Sipas statistikave 75% e popullsisë gjatë jetës së tyre do të ankohen për dhimbje në bel (Kyqe), rreth 30% do të vuajnë nga dhimbja e kokës dhe 10% do të vuajnë nga dhimbja persistente të tipave të ndryshëm.
Të gjithë këta të sëmurë e kanë shumë të vështirë të gjejnë një mjek I cili të ketë një edukim dhe trajnim të përshtatshëm për këto probleme.
Shumica e mjekëve dhe punonjësve të ndryshëm shëndetësor nuk kanë asnjë njohuri dhe as trajnime në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të dhimbjes kronike.
Shkollat tona mjekësore ende nuk kanë në program orë mësimore për edukimin e mjekëve dhe infermierëve të arshëm rreth dhimbjes kronike.
Federata Europiane e Seksioneve të Dhimbjes IASP (International Association for the Study of pain) ka ndërrmarë një iniciativë për futjen e trajtimit të dhimbjes në agjendën e Parlamentit europian.
Në tetor të vitit 2001 kjo Shoqatë organizon në Parlamentin Europian në Bruksel javën Europiane kundër dhimbjes me moton (Sllogani) “Mos Vuaj në Heshtje”si dhe aprovimin e deklaratës për dhimbjen si sëmundje në vete,e cila është aprovuar nga shumë autoritete të mjekësisë Europiane si dhe shumica ministrive të shëndetësisë të kontinentit tone:
Kjo iniciativë ka si objektiv:
- Mbështetjen për krijimin e trajtimitbtë dhimbjes si një nga Specialitetet në të gjitha vendet Europiane ku përfshihen trajnimi dhe Certifikimi i mjekëve në këtë specialitet.
- Futjen e protokolleve për trajtimin e dhimbjes kronike në praktikën e përditshme klinike si mjet ky për të qartësuar mjekët se ku dhe kur duhet ta drejtojnë një të sëmurë me dhembje kronike,
- Të paraqesë programet për edukim dhe trajnim të mjekëve dhe punonjësve tjerë për vlerësimin e të sëmurëve me dhimbje kronike.
- Të nxisë vemendjen dhe predispozicionin e organizmave qeveritar dhe joqeveritar,të ndihmoj në shumë kërkime shkencore dhe analizat epidemiologjike mbi natyrën dhe përhapjen e dhimbjes kronike.
Megjithëse pak njerëz vdesin prej dhimbjes,shumë vdesin me dhimbje dhe akoma më tepër jetojnë me dhimbje.
DHIMBJA KUSHTON
- Kosto shërbimi shëndetësor dhe medikamentesh
- Mungesa në punë dhe humbje të vendit të punë
- Ulje e të ardhurave
- Mosproduktivitet në ekonomi dhe në shtëpi
- Barrë financiare në familje miq dhe tek punëdhënësi
- Kompesnime të ndryshme për sëmundjen.
TË JETOSH PA DHIMBJE ËSHTË E DREJTË HUMANE